Dodov: 15 milionë euro iu ka borxh FIZHT-ja kompanive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

15 milionë euro ose 915 milionë denarë Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik u detyrohet kompanive për inovacion. Këtë e bëri të ditur Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Nikolla Dodov.

“Sipas përllogaritjeve të fundit që duhet të dorëzohen për revizion janë 300 këste. Dikush duhet t’i marrë përgjegjësitë dhe duhet të vazhdojnë”, tha Dodov “Biznis21” në “TV21”.

Sipas tij, ky borxh pritet të zvogëlohet pasi disa kompani, siç thotë Dodov “nuk ka kush t’ua mbrojë shpinën”.

“Para një jave kemi ndërprerë kontratat me 17 kompani të cilët patjetër do t’i kthejnë paratë në buxhetin e shtetit”, shtoi Dodov.

Advertisement

Dodov theksoi derisa të përfundojë ri-organizimi nuk do të ketë thirrje të re nga FIZHT.

“Derisa të përfundojë riorganizimi, nuk do të ketë asgjë në këtë drejtim. Nuk ka afat kohor për shkak se varet nga shumë faktorë, shumë rregullore janë në pyetje, ligji është në pyetje. Në lidhje me revizionin që e përmendet, filluam diku nga shtatori dhe ende jemi në pritje”, tha Nikolla Dodov.

The post Dodov: 15 milionë euro iu ka borxh FIZHT-ja kompanive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy