“Do të subvencionohen destinacionet e jo kompanitë ajrore”, ndryshime në subvencionimin e linjave ajrore në aeroportet e RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot promovoi ndryshimet në subvencionimin e fluturimeve që janë bërë nga ana e Qeverisë.

Nikollovski thotë se ndryshimet e reja parashohin subvencionimin e destinacioneve, e jo të kompanive ajrore, pasi siç tha, rasti konkret me kompaninë Wizz Air, tregon se mund të ndikohet numri i udhëtarëve në vendin tonë nga problemet financiare të kompanive ajrore.

Nkolloski tha se destinacionet e subvencionuara tani mund të jenë edhe jashtë vendeve të BE-së.

“Një nga risitë që gjithashtu e vendosim, është se më nuk do të subvencionohen kompanitë ajrore, por do të subvencionohen destinacionet. Që do të thotë se ikim nga praktika e subvencionimit të 1-2 apo 3 kompanive ajrore. Deri tani është subvencionuar për udhëtar që largohet nga Maqedonia, ndërsa ne tani e ndërrojmë këtë, dhe subvencionojmë për udhëtarë në ardhje në Maqedoni”.

Advertisement

“Nëse më parë ishte 7 euro për udhëtar nga Aeroporti i Shkupit, tani do të jetë 9 euro për udhëtar në Aeroportin e Shkupit. Nëse më parë ishte 4.5 euro nga Aeroporti i Ohrit, tani me qëllim stimulimin e turizmit, do të jetë 12 euro për udhëtar nga Aeroporti i Ohrit”, deklaroi mes tjerash Nikolloski, duke shtuar se pritet që ndryshimet të sjellin së paku 20.000 udhëtarë më tepër.

The post “Do të subvencionohen destinacionet e jo kompanitë ajrore”, ndryshime në subvencionimin e linjave ajrore në aeroportet e RMV-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy