Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi hulumtimin e parave të ndarë gjatë kohës së pandemisë.
Ai tha se, në seancë qeveritare do të formohet trup i cili do të hetojë si dhe në çka është ndarë ndihma pa kritere gjatë kohës së krizës së pandemisë, duke shtuar se, populli duhet ta dijë se ku janë harxhuar paratë e tyre.
“Në periudhën vijuese, në seancë qeveritare do të formojnë trup të tillë, i cili do t’i hetojë në detaje të gjitha këto indicie, përkatësisht gjithë atë që e kemi në dispozicion dhe jo vetëm aty por edhe në Fondin e njohur në opinion si Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe gjithë ajo do të prezantohet para publikut. Publiku duhet ta dijë se ku harxhohen paratë e popullit”, tha Mickoski.
Ndërkaq, i pyetur për kornizën Negociuese dhe ndryshimet kushtetuese, Kryeministri tha se për ta alternative e pranueshme është që të miratohen ndryshimet e Kushtetutës, por të hyjnë në fuqi kur të miratohet vendim për shtetin që të bëhet anëtare e plotë e BE-së.
“Ne nuk kemi ngecur tani, për më shumë se dy dekada e gjysmë flasim për të ardhmen evropiane, për perspektivën evropiane dhe gjithçka dhe gjithmonë ka diçka më shumë. Të njëjtët njerëz që thonë këtë duhet të na thonë nëse mbështeten tek ne.
Por jo në mënyrë deklarative, për ta treguar me veprim. Nëse duan të tregojnë me vepra, ja një mënyrë, ne u kemi dhënë një mënyrë. Prolongimi i hyrjes në fuqi të amendamenteve është një mënyrë”, tha Mickoski.
The post Do të formohet trup që do të hetojë si janë ndarë paratë gjatë pandemisë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.