Gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”, i cili i referohet përgjimit të paligjshëm, duhet të vazhdojë sot në Gjykatën Penale në Shkup.

Rasti është në fazën e procedurës provuese dhe dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria.

Seancat dëgjimore të mëparshme ishin të mbyllura për publikun për shkak të dëgjimit të dëshmitarëve të punësuar nga Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK). Deri më tani, Zvonko Kostovski dhe Gjorgji Kostovski, ish-drejtori i DSK-së Zoran Verushevski, ish-kryeministri Zoran Zaev dhe të tjerë kanë dëshmuar në këtë procedurë.

Rasti po udhëhiqet nga gjyqtarja Xheneta Bektoviq, ndërsa përfaqësues i akuzës është Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Do të dëgjohen dëshmitarët në seancën për rastin “Shënjestra-Fortesa” appeared first on Telegrafi.