Gjatë ditës së djeshme, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 364 raste të reja me COVID-19. Numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të propozojë një varg masash kufizuese, por për momentin nuk mendohet për orë policore.
Një pjesë e masave të cilat do të dorëzohen në Qeveri janë mbajtja e maskës në vend të hapur, ndalesë për ahengje më të mëdha familjare në kushte shtëpie dhe grupim në hapësira publike pas orës 22. Në një familje do të lejohet që nikoqirët të pranojnë vetëm katër mysafirë. Masat nuk do të vlejnë për fëmijët deri në gjashtë vjet.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje në konferencë për media deklaroi se do të kërkojë që sa më shpejtë të mbahet mbledhje e Qeverisë.
“Mbajtja e detyrueshme e maskave ose pajisjeve mbrojtëse në hundë dhe gojë futet kudo gjatë qëndrimit jashtë, brenda në çdo objekt publik, në punë, transport publik dhe privat. Përjashtime bëhen për sportet në natyrë dhe në ambiente të mbyllura, për transportin në automjete private të anëtarëve të një familjeje, për uljen në objektet hotelierike në lidhje me ambientet e përshtatshme, për qëndrimin në ambientet e zyrtare nëse personi është vetëm në hapësirë”, tha Filipçe.
Sipas tij, faktor më i rëndësishëm për atë se si do të bëhet kufizimi për numrin e mysafirëve në shtëpi, janë vetëm qytetarët.
“Teknikisht dhe formalisht pas paraqitjes çdoherë mund të intervenojë edhe policia, inspektorët, por është shumë me rëndësi që qytetarët të jenë të vetëdijshëm se çka duhet të evitojnë në periudhën që është para nesh. Para nesh është periudha e festave dhe ato paraqesin rrezik të madh. Besoj se qytetarët do të jenë të vetëdijshëm”, tha Filipçe.
The post Dje numër rekord i rasteve të reja me COVID-19, do të ketë masa të reja kufizuese appeared first on Telegrafi.