Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 725.902 doza të vaksinave, ndërsa 272.129 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 10.817 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 6.076 qytetarë. 58% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 55% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 51% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 41% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Ndryshe, prej 12 korrikut në RMV ka filluar edhe vaksinimi në terren kundër COVID-19./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dje në Maqedoni janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë appeared first on Telegrafi.