Zjarrfikësit ka 3 ditë që po protestojnë. Ata nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre për marrjen e kompensimit prej 20% të rrezikshmërisë.
Dje, Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov kishte një takim me zjarrfikësit, por zgjidhje nuk pati. Shilegov tha se ndryshimet ligjore do të bëhen vitin e ardhshëm, por zjarrfikësit janë kundër dhe kërkojnë që ato të rregullohen sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pasur parasysh që vitin e ardhshëm ka zgjedhje lokale.
Zjarrfikësit thonë nëse Shilegov nuk u përgjigjet me shkrim kërkesave të tyre, atëherë protestat do të zhvendosen para qeverisë dhe nga atje do të kërkohet një zgjidhje.
The post Dita e tretë e protestave të zjarrfikësve në Shkup, nuk heqin dorë nga kërkesat appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";