Dita e katërt nga debati në Komision për buxhetin e vitit të ardhshëm. Opozita mbetet në qëndrimin se projeksioni i arkës shtetërore është pa vizion dhe se borxhi do të vazhdojë të rritet.

Nga FE dorëzuan 50 amendamente për të cilat deputetja nga radhët e këtij koalicioni tha se ky propozim buxhet nuk është zhvillimor dhe me të nuk ka ndarje të drejtë të mjeteve të buxhetit.

Thatë se do të ketë konsolidim fiskal që të kemi borxh të moderuar, por në vend të kësaj ju e futët shtetin në borxh me 500 milionë euro shtesë. Këtë në kritikën e tij ndaj propozim buxhetit e tha deputeti i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski.

Me kundërqëndrim doli zëvendësministri i financave Nikollçe Jankullovski i cili tha se opozita nuk ka të drejtë të kritikojë sepse derisa ishte në pushtet, deficiti buxhetor ishte i lartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bojan Stojanovski nga OBRM-PDUKM në lidhje me kritikat për borxhin publik pohon se i njëjti ulet pas ardhjes së OBRM-PDUKM-së në pushtet.

Buxheti për 2025 do të jetë thuajse 6.5 miliardë euro në të cilët parashihen për 10% më shumë të dala krahasuar me buxhetin e këtij viti. Deficiti nga 700 mijë euro do të mbulohet me huamarrje që do t’i marrë qeveria.

The post Dita e katërt e debatit për buxhetin 2025 në RMV, opozita paralajmëron se borxhi publik po rritet, pushteti mohon appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";