Dita botërore e fëmijëve në rrugë, fëmijë lypsarë në çdo udhëkryq të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kjo tregon që pavarësisht rregullativës ligjore që institucionet kanë në dispozicion, nuk po arrijnë që për këtë problem të gjejnë një zgjidhje afatgjatë. Shpesh fëmijët nxirren në rrugë nga familjarët e tyre, e jo rrallë edhe nga persona që tashmë shfrytëzimin e lypsarëve e kanë shndërruar në biznes.

Këshilltarja shtetërore e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, alarmon se fëmijët në fjalë janë shumë të rrezikuar pasi disa prej tyre nuk janë të regjistruar as në Librin Amë.

Në nivel të vendin ka vetëm tre qendra ditore për kujdes ndaj fëmijëve në rrugë, që të tre në kryeqytet, por Bjaramovska thotë se numri i fëmijëve që kërkojnë lëmoshë, në nivel të vendit është shumë herë më I lartë.

“Numri është i kufizuar nga 20 apo 25 fëmijë. Nëse marrim numrin maksimal, nuk është më shumë se 70 apo 80 fëmijë. Pork y numër nuk është real. Numri i fëmijëve që çdo ditë shohim në rrugë, në mëngjes apo gjatë orëve të pasdites, lë të kuptohet së shifrat janë më serioze dhe kjo është pikërisht një nga rekomandimet e Avokatit të Popullit, që të numri të ndiqet në mënyrë sistematike, sepse çdo institucion del më numra të ndryshëm”, tha Vaska Bajramovska-Mustafa, këshilltare e avokatit të Popullit.

Advertisement

Qytetarët që lëvizin nëpër Çarshinë e Shkupit, në mesin e shumë lypsarëve çdo ditë shohin edhe këto dy vajza të vogla, të cilat u zgjasin dorën duke kërkuar lëmoshë.

Megjithatë, familjarët apo personat ku përfundojnë këto para që qytetarët u japin fëmijëve, i kanë mësuar këta të fundit që të gënjejnë nëse ndonjë kalimtar u parashtron pyetje.

Hulumtimi i bërë nga zyra e Avokatit të Popullit, tregon se është varfëria ajo që i shtyn këta fëmijë apo familjarqët e tyre që të dalin në rrugë.

Një nga rekomandimet E Avokatit të Popullit është që është që këtyre familjeve t’u sigurohen të ardhura të përhershme, sepse jeta me asistencë sociale qartësisht nuk jep rezultatet e nevojshme./KlanM/

Advertisement

The post Dita botërore e fëmijëve në rrugë, fëmijë lypsarë në çdo udhëkryq të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy