Disa të akuzuar në izolim, shtyhen tre seanca gjyqësore për rastin “Titanik”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tri seancat e ardhshme të rastit gjyqësor “Titanik” nuk do të mbahen, për shkak se një pjesë e të akuzuarve janë në izolim

Siç njoftojnë nga Gjykata Penale Shkup, gjykimi do të vazhdojë më 14 prill.

“E informojmë publikun, se seanca e caktuar për më 05, 09 dhe 12 prill 2021, shtyhen për shkak të izolimit të disa të akuzuarve. Seanca e radhës do të mbahet më 14 prill”, njoftuan nga Gjykata Penale.

Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Lile Stefanova.

Advertisement

Në mesin e të akuzuarve në këtë rast janë Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Ilija Dimovski dhe disa ish-funksionarë tjerë.

Sipas aktakuzës së ish-PSP-së, të akuzuarit dyshohen për vepra penale: shkelje të së drejtës së votës, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore./Telegrafi/

The post Disa të akuzuar në izolim, shtyhen tre seanca gjyqësore për rastin “Titanik” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy