Për më shumë se 12 orë një pjesë e qytetit të Shkupit janë pa energji elektrike pas stuhisë së djeshme të përcjellë me reshje shiu, erë të fortë dhe breshër.

Nga qendra e kontaktit të EVN-së njoftojnë se ekipet e tyre janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit.

Sipas informacioneve të publikuara mbrëmë, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike janë bërë dy linjat e transmetimit 110 kilovat që furnizojnë nënstacionet “Aerodrom” dhe “Istoku”.

Nga Elektrodistribucija njoftoi sot në mëngjes se aktivitetet në terren janë duke përfunduar dhe se pritet që për gjysmë ore të kthehet rryma në shtëpitë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike për më shumë se 10 orë pas stuhisë appeared first on Telegrafi.