
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Rumani, Andrej Zhernovski është thirrur për bisedë-konsultime në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por Ministria e Punëve të Jashtme thotë se nuk ka informacion për arsyet e kësaj thirrjeje.
Zhernovski në ditët në vijim pritet të udhëtojë nga Bukureshti për në Shkup dhe të ulet për konsultime me shefin e diplomacisë Timço Mucunski.
Zhernovski në tetor të vitit të kaluar u largua nga pozita e ambasadorit në Rumani dhe para se të ulej në karrigen e ambasadorit, ai mbajti postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.
Përveç Andrej Zhernovskit, në MPJ për konsultime janë thirrur edhe ambasadori në Kombet e Bashkuara, Ljubomir Frçkoski, si dhe ambasadori i Maqedonisë në Romë, Vesel Memedi. /Telegrafi
The post Disa ambasadorë dhe ish-ambasadorë të Maqedonisë, thirren për bisedë konsultative në MPJ appeared first on Telegrafi.