Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, ka njoftuar se nga kjo fundjavë do të ketë një mik rezident për të gjithë udhëtarët.
Duke filluar nga 22 nëntori, në aeroportin e Shkupit do të jetë mysafir në aeroportin e Shkupit Golden Retriever Dino, i cili është edhe qen terapik i stërvitur, i cili qëllimi i tij kryesor është të relaksojë dhe të socializojë pasagjerët para fluturimit.
“Ata që e shohin fluturimin stresues do të mund të pushojnë pak, fëmijët që presin me padurim në dalje do të mund të luajnë dhe të argëtohen, por të gjithë ata që nuk kanë shoqëri mund të shoqërohen me Dinon”, njoftojnë nga aeroporti i Shkupit.
“Dino është një retriever i artë, të cilin ne e zgjodhëm të jetë #Qeni ynë i Aeroportit të Shkupit dhe që nga sot, më 22 nëntor, do të jetë mysafir në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit çdo muaj. Ndërsa prisni të hipni në fluturimin tuaj, mund të përkëdhelni dhe të luani me të. Udhëtimi mund të jetë stresues dhe kjo është arsyeja pse ne kemi bërë gjithçka për ta bërë udhëtimin tuaj më relaksues. Dino do të jetë i pranishëm në daljet (portat) dhe me të do të keni mundësinë të argëtoheni dhe të pushoni para fluturimit tuaj. Kjo nismë e TAV Maqedoni ka për qëllim krijimin e një atmosfere të këndshme në aeroport dhe përmirësimin e përvojës së udhëtarëve”, njoftojnë nga TAV.
The post “Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët appeared first on Telegrafi.