Dimovski: Nga kredia 900 milionë eurove të rriten pagat në sektorin publik apo grevë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, thotë se shteti me kredinë prej 900 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar do të ketë para për të rritur pagën prej 2.806 denarë për të gjithë punëtorët e sektorit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kredia prej 900 milionë, sipas përllogaritjeve të kreut të LSM-së, për punëtorët duhet të ndahen edhe 30 milionë euro shtesë.

Kryetari i sindikatës në emisionin “Studio 10” në ​​tha se nuk ka parë në ribalancimin e buxhetit mjete shtesë për rritjen e të gjitha pagave të punëtorëve, ndonëse është rënë dakord pas gjashtë muajsh, pra nga 1 shtatori, që ato të rriten në mënyrë lineare dhe në solidaritet me Ligjin për pagën minimale.

“Me kredinë prej 900 milionë eurosh duhet të ketë para për punonjësin, qoftë ai publik apo privat. Nëse deri të premten nuk na thërrasin, qoftë zv. kryeministri Bytyqi, ministrja Trençevska apo kryeministri, nga java e ardhshme do t’i caktojmë organet dhe trupat tona, sepse për këtë nuk ka para në buxhetin shtesë. Na kanë premtuar se nga 1 korriku kjo do të zbatohet”, thotë Dimovski.

Advertisement

Kryesia dhe Këshilli do t’i udhëzojnë degët e sindikatës, si në polici dhe shëndetësi, që të përgatiten për një grevë të përgjithshme në sektorin publik, nëse deri nesër Qeveria nuk i përgjigjet thirrjes së LSM-së./Telegrafi/

The post Dimovski: Nga kredia 900 milionë eurove të rriten pagat në sektorin publik apo grevë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy