Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Zoran Dimitrovski sot në Varshavë mori pjesë në konferencën e iniciativës “Tre Dete” të organizuar nga The Opportunity, një Instituti Polak për Punë të Jashtme.
Dimitrovski theksoi se “Maqedonia, ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duhet të bëhet pjesë e Iniciativës së “Tre Deteve”, si një mjet plotësues integrimi për anëtarësim të plotë në BE”.
“Rrugët e nismës “Tre Dete” nga Baltiku deri në Adriatik, Mesdhe dhe Detin e Zi kalojnë pikërisht nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Maqedonisë së Veriut, përmes korridoreve 10 dhe 8. Ballkani dhe Maqedonia nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohen nëse Bashkimi Evropian e konsideron sigurinë e kontinentit të rëndësishme, sepse ato janë në oborrin evropian, ndërsa mënyra më e mirë për paqe të qëndrueshme në këtë pjesë të rajonit është zhvillimi i fortë ekonomik, i cili nuk është i mundur pa investime në lidhjet infrastrukturore, ndërtimin e autostradave, hekurudhave me shpejtësi të lartë, tubacioneve të gazit, lidhjeve energjetike dhe digjitale”, theksoi Dimitrovski.
Iniciativa e “Tre Deteve” lidh 13 shtete anëtare të BE-së nga rajonet e Baltikut, Adriatikut dhe Detit të Zi (Austria, Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Polonia, Çekia, Sllovakia, Lituania, Estonia, Letonia, Rumania, Bullgaria, Greqia) dhe partneret SHBA-ja, Gjermania dhe Japonia, dhe u krijua për të siguruar lidhje më të forta transporti, komunikimi, energjie dhe digjitale të shteteve anëtare me Evropën Perëndimore.
Partnerët e iniciativës përfshijnë edhe Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe Shqipërinë dhe Malin e Zi. Samiti i shefave të shteteve ose qeverive të iniciativës mbahet nesër dhe pasnesër në Varshavë.
The post Dimitrovski në Varshavë: RMV duhet të bëhet pjesë e iniciativës “Tre Dete” sepse kjo nënkupton investime dhe lidhje më të forta infrastrukturore appeared first on Telegrafi.