Ne u përballëm me problemin më të madh, të pazgjidhshëm për shumë njerëz, investuam plotësisht dhe duke menduar për gjeneratat e ardhshme, para dy vitesh treguam se mrekullitë janë të mundshme. Fjalët e ndërmjetësuesit, Matthew Nimetz, “pas Prespës askush nuk mund të kontestoj që në Maqedoninë e Veriut jetojnë maqedonas, të cilët flasin maqedonisht” janë prova më e mirë e përmbushjes së misionit tonë, tha Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në intervistë për AIM-në me rastin e dy vjetorit që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës.
Në qytetin e vogël të Nivici në anën greke të Liqenit të Prespës saktësisht dy vjet më parë, Dimitrov dhe ish-homologu i tij grek Nikos Kotzias vendosën nënshkrimet e tyre në Marrëveshjen e Prespës.
Dimitrov do të vizitojë rajonin e Prespës sot në prani të Kryeministrit Oliver Spasovski dhe Ministrit për Diasporën Edmond Ademi.
“Ne kemi zgjedhur rrugën e duhur, e cila për vetëm dy vjet na ka sjellë anëtarësimin në NATO dhe negociatat e pranimit me BE-në. Më në fund kemi hequr qafe mbiemrin fyes “ish” dhe kemi përfunduar procesin dhe kartën e identitetit shtetëror në familjen botërore të OKB-së”, thotë Dimitrov.
Në të njëjtën kohë, ai shtoi, se me Greqinë fqinjë ne kemi filluar të ndërtojmë afërsinë, miqësinë dhe aleancën, diçka që është aq logjike dhe e natyrshme mes fqinjëve, e megjithatë e paimagjinueshme deri vonë./Telegrafi/
The post Dimitrov: Zgjodhëm rrugën e duhur, për dy vjet u bëmë anëtare e NATO-s dhe hapëm bisedimet me BE appeared first on Telegrafi.