Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot në Berlin e filloi vizitën e punës dyditore në Gjermani në takimin me Tomas Bager, këshilltar për politik të jashtme të kryetarit, Frank Shtajnmer, informojnë nga Ministria e Jashtme.
Zv. kryeministri Dimitrov informoi për prioritetet e Qeverisë së re, fokusi i të cilit është vënë në reformat e agjendës evropiane, duke theskuar përkushtimin ndaj transformimit kualitativ të shoqërisë në përputhje me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.
“Qëllimi ynë primar përmes zbatimit të reformave është të ndërtojmë një demokarci moderne evropiane, e cila do të garantoj institucione të forta dhe përparim ekonomik në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Dimitrov.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që miratimi i kuadrit negociues dhe mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare gjatë kohës së Presidencës Gjermane me BE-në është në interes të përbashkët./Telegrafi/
The post Dimitrov: Qëllimi i zbatimit të reformave është të ndërtojmë demokraci evropiane appeared first on Telegrafi.