Dimitrov: Petkov dhe Kovaçevski së bashku do të kërkojnë që të bëhet kusht evropian përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një intervistë për “Euroaktiv”, kryeministri Petkov njoftoi se ai dhe kryeministri Kovaçevski do t’i dërgojnë një letër të përbashkët Brukselit duke kërkuar që përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë të bëhet kusht evropian dhe përmbushja e saj të garantohet nga Brukseli. Pra, ne vetë kërkojmë që kërkesa bullgare të bëhet evropiane”, tha Nikolla Dimitrov, ish-ministër i jashtëm.

“Për më tepër, Petkov flet për njëfarë nevoje për mbrojtje ligjore për bullgarët etnikë në vendin tonë, diçka që tashmë është e garantuar me Kushtetutë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallim etnie.

Nëse kjo letër dërgohet, Qeveria praktikisht do të angazhohej për diçka që nuk është kompetente kushtetuese (amendamentin e Kushtetutës e bën Kuvendi me 80 deputetë) dhe së dyti – përsëri ne bëjmë një lëshim, pa pasur marrëveshje për çështjet që janë me rëndësi për problemin me Bullgarinë, që janë vendimtare për ne, siç është – gjuha e pastër maqedonase në kuadrin e negociatave.

Kjo ose çon në një marrëveshje të plotë fitore / humbje, ose në përkeqësim të ndonjë marrëveshjeje në të ardhmen, sepse me këtë taktikë është e qartë se vetëm çështjet që janë thelbësore për ne do të mbeten të pazgjidhura”, tha Dimitrov.

Advertisement

Dimitrov thotë se edhe Bullgaria në të njëjtën kohë duhet që në të njëjtën letër të obligohet të nënshkruaj se për gjuhën maqedonase nuk do të ketë sqarim./Telegrafi/

The post Dimitrov: Petkov dhe Kovaçevski së bashku do të kërkojnë që të bëhet kusht evropian përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy