Dimitrov: Nga Greqia presim mbështetje dhe ndihmë në rrugën evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Vendimi për hapjen e negociatave paraqasëse për anëtarësim në BE është kthesë kyçe edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për rajonin në vitin 2020, njashtu edhe vërtetim për përkushtimin e Bashkimit Evropian drejt prioriteteve të saj gjeostratgjike”.

Ky është mesazhi kryesor të cilin zv. kryeministri Nikolla Dimitrov sot e përcolli në takimet me ministrin grek për punë të jashtme Nikos Dendias dhe me ministrin alternative për punë të jashtme, përgjegjës për çështje evropiane, Miltiadis Varviciotis, në të cilat Dimitrovi përcolli se Maqedonia e Veriut nga Greqia pret mbështetje të fuqishme në procesin integrues.

Në takimin me ministrin e jashtëm Dendias në fokus të bisedës ishte kjo mbështetje dhe ndihmë nga Greqia fqinje si pjesë thelbësore e kapitullit të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, por edhe hap i madh drejtë vizionit të përbashkët për të ardhmen.

Zv. kryeministri Dimitrov informoi për pritjet në raport me kornizës e negociatave të jetë e miratuar deri në fund të këtij viti, gjatë kohës së presidencës gjermane me Këshillin e BE-së./Telegrafi/

Advertisement

The post Dimitrov: Nga Greqia presim mbështetje dhe ndihmë në rrugën evropiane appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy