Dimitrov: Nëse ka vullnet të mirë mund të gjejmë gjuhë të përbashkët me historianët nga Maqedonia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i ekipit bullgar dhe bashkëkryetar i Komisionit për Çështje Historike dhe Arsimore, Angel Dimitrov, në një deklaratë për mediat maqedonase, informoi sot se ai dhe kolegët e tij historianë nga Maqedonia kanë biseduar për përfaqësimin e Kryedioqezës së Ohrit nga shekulli i 11-të, por që nuk filluan bisedime më specifike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, bisedimet e asaj periudhe kanë qenë duke vazhduar për një kohë të gjatë me ish anëtarët e ekipit maqedonas të Komisionit.

“Duke pasur parasysh se kolegët tanë kanë nevojë për të hyrë në atë problem, vendosëm ta lëmë për takimin e radhës, i cili duhet të mbahet në Sofje. Ende nuk kemi një datë të saktë se kur do të ndodhë”, tha Dimitrov pas mbledhjes së dytë të sotme të Komisionit të përzier maqedono-bullgar.

Historiani bullgar po ashtu tha se nuk kanë diskutuar për temat që kanë të bëjnë me tekstet e historisë për klasën e shtatë në Maqedoni, por se kanë filluar shqyrtimin e protokolleve të takimeve të mëparshme dhe me këtë do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.

Advertisement

I pyetur nëse bisedimet do të vazhdojnë aty ku i kanë ndërprerë me anëtarët e mëparshëm, Dimitrov tha se asgjë nuk mund të fillojë nga e para

“Asgjë nuk mund të fillojë nga e para. Është bërë shumë punë dhe duhet të respektojmë punën e Komisionit”, shtoi Dimitrov, duke theksuar se “mund të gjendet një gjuhë e përbashkët me përbërjen e re të historianëve maqedonas nëse ka vullnet të mirë”./Telegrafi/

The post Dimitrov: Nëse ka vullnet të mirë mund të gjejmë gjuhë të përbashkët me historianët nga Maqedonia appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy