Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov njoftoi në profilin e tij në Facebook se dje gjatë vizitës së tij të punës në Greqi, në Athinë pati takim me homologun e tij grek Nikos Dendias.
“Folëm për marrëdhëniet e mira bilaterale dhe mundësinë ta plotësojmë faqen e re të miqësisë me projekte konkrete me interes të përbashkët. Biseduam gjithashtu edhe për të ardhmen tonë të BE-së, çështjet aktuale në rajon dhe në botë, me theks në pandeminë dhe si të përballemi me sfidat që i kemi përpara”, shkroi Dimitrov.
Për takimin u prononcua në Twitter edhe shefi i diplomacisë greke, i cili shkroi se me Dimitrovin diskutuan për bashkëpunimin midis dy vendeve në luftën kundër Kovid-19, situatën aktuale në rajon, dhe e përgëzuan për zgjedhjen si deputet të ri në Parlament.
The post Dimitrov në takim me ministrin grek Dendias, diskutojnë për marrëdhëniet në mes dy vendeve appeared first on Telegrafi.