Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, sot deklaroi se ende zgjat procesi i konsultimeve në BE, për atë nëse t’u lejohet hyrje në Union shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe prej kur, duke e marrë parasysh gjendjen me Kovid-19.

“Dje kemi pasur një video takim me kolegët e mi nga Ballkani, të cilin e ka realizuar eurokomisari Varheji. Mes tjerash, kjo u diskutua. Eurokomisari tha se procesi i konsultimeve zgjat, se vemdimet do të jenë në bazë të kritereve objektive në raport me fotografinë epidemiologjike në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Dje për një çështje tjetër realizova bisedë telefonike edhe me ministrin austriak të Punëve të Jashtme, Shalenberg dhe disa burime tjera.
Mendoj se në këtë moment, tani kjo nuk është falënderuese, pasi ende nuk ka vendim, megjithatë në këtë moment pak shtete nga Ballkani Perëndimor do t’i plotësojnë kriteret që të jenë në atë listë tërësisht të bardhë të BE-së, megjithatë të presim dhe të shohim”, tha sot Dimitrov, i cili ishte në ngjarje partiake si bartës i listës së kandidatëve në NJZ 1 për koalicionin “Mundemi”.

Bashkimi Evropian, tha ai, do të sjellë rekomandim ndaj vendeve anëtare, por vendimi nëse ai do të zbatohet dhe si do të zbatohet, do të jetë kombëtar, respektivisht i vendeve-anëtare, ndërsa rekomandimi do të ndryshohet dhe azhurnohet në çdo 14 ditë lidhur me dinamikën, ngjarjet rreth fotografisë epidemiologjike të të gjitha vendeve.

Ministri i Punëve të Jashtme thotë se është i bindur se konferenca e parë ndërqeveritare do të jetë gjatë gjysmës së dytë të vitit. Tani për tani për këtë nuk ka datë të caktuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dimitrov: Ndoshta në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë informatë për hyrje të shtetasve tanë në BE appeared first on Telegrafi.