Kuvendi mbrëmë në mesnatë nuk e pranoi interpelancën e ngritur nga opozita ndaj zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Pas debatit 12-orësh, “për” interpelancën votuan 53 deputetë, 55 “kundër” dhe asnjë i përmbajtur.

Debati kaloi me shumë akuza në mes opozitës dhe shumicës parlamentare, ndërsa për diskutim u paraqitën 62 deputetë.

Kjo ka qenë interpelanca e tretë për Dimitrovin në tre vitet e gjysmë, dy të parat u dorëzuan deri sa ai ishte shef i diplomacisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dimitrov mbetet zv.kryeministër, Kuvendi nuk e pranoi interpelancën ndaj tij appeared first on Telegrafi.