Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, në Beograd ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale nuk është arsye që RMV të largohet nga iniciativa “Open Balkan”.
Dimitrov ka folur për atë nëse pas rezultatit të zgjedhjeve, ekziston rreziku që Maqedonia e Veriut të mos merr pjesë në këtë iniciativë, pas dorëheqjes së Zaevit dhe deklaratave të Hristijan Mickoskit, kundër kësa iniciative, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Interesant është konteksti në të cilin i përmendët fjalët ‘rrezik’ dhe ‘lider i opozitës’, pasi edhe në kokën time rrezikun e lidh me liderin e opozitës. Por, duhet të tregojmë se çdo herë është mirë të kemi konkurrencë, pasi jemi demokraci dhe duhet të respektohet vullneti i qytetarëve. Por, nuk shoh ndonjë rrezik të shpejtë, që RMV të del nga kjo iniciativë”, tha Dimitrov në Beograd.
Ndrshe, kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në katër liritë e mëdha të bashkëpunimit si liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme. /Telegrafi/
The post Dimitrov: Maqedonia e Veriut nuk do të largohet nga nisma “Open Balkan” appeared first on Telegrafi.