Dimitrov: Maqedonia e Veriut ka humbur tre vjet duke mos e pranuar historinë e përbashkët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Historianët e Maqedonisë kanë humbur 3 vjet nga mosgatishmëria për të pranuar formulimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, me të cilët bëhet e qartë se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë histori të përbashkët”.

Këtë në një intervistë për mediumet bullgare e deklaroi Angell Dimitrov, bashkë-kryetar i Komisionit të përzier për çështje historike në palën bullgare.

Sipas tij, është joserioze që pala maqedonase të akuzojë Bullgarinë për mungesë të avancimit të proceseve politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov tha se historianët maqedonass e kanë shfrytëzuar zgjedhjet paralamentare si arsye për bllokim të punës së Komisionit të përzier dhe këtë bllokadë e vazhduan me arsyetimin e ekzistimit të pandemisë.

Advertisement

Ai u shpreh i bindur se presioni i jashtëm nga vendet anëtare të BE-së, tek të cilët shpresojnë edhe historianët në Shkup, nuk do të çojë në ndryshimin e qëndrimit të Bullgarisë./Telegrafi/

 

The post Dimitrov: Maqedonia e Veriut ka humbur tre vjet duke mos e pranuar historinë e përbashkët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy