“Më 8 shtator në Bruksel, vendet-anëtare do të kenë debat rreth një versioni të propozim-kornizës negociuese, që do ta prezantojë kryesimi gjerman me Bashkimin Evropian”.
Këtë e deklaroi sot zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në ceremoninë e pranim-dorëzimit të funksioneve me ministrin e ri të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Plani i Berlinit në suaza të mundësive në një kohë të këtillë është ky proces të përfundohet në muajin e fundit të këtij viti. Pritjet e kryesimit gjerman është konferenca e parë ndërqeveritare të ndodhë në dhjetor të këtij viti”, tha Dimitrov.
Për atë se kush do të jetë negociuesi i ri teknik, duke parasysh atë që i deritanishmi, Bojan Mariçiq u largua në funksionin e ministrit të Drejtësisë, Dimitrov tha se është herët të flitet për emra.
The post Dimitrov: Konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në në dhjetor appeared first on Telegrafi.