Dimitrov-Klus: Sllovakia ndër mbështetësit më të zëshëm për anëtarësimin e RMV-së në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikola Dimitrov, sot kishte video takim me Martin Klus, Sekretar Shtetëror për BE-në në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Sllovakisë.

Siç njoftojnë nga kabineti i Dimitrovit, në takimin e iniciuar nga ana sllovake u diskutua për agjendën evropiane dhe angazhimet e Sllovakisë për proceset euro-integruese të Maqedonisë së Veriut, si një nga mbështetësit më të zëshëm të zgjerimit.

“U riafirmuan marrëdhëniet e forta miqësore dhe u shqyrtuan mundësitë për avancim në më shumë sfera, me një angazhim të përforcuar të Sllovakisë në fushat ku mund të kontribuohet më shumë. Zëvendëskryeministri Dimitrov informoi për aktualitetet lidhur me sfidat në rrugën euro-integrues dhe potencoi se theksi i Qeverisë mbetet i pa ndryshuar lidhur me evropianizimin e vendit, me një përkushtim më të fortë të reformave brenda nën dritën e agjendës evropiane”, thuhet në njoftim.

Dimitrov në takim ka thënë se “Sllovakia është njëra ndër mbështetësit më të fuqishme të politikës së zgjerimit të BE-së respektivisht kompletimin e Evropës, por edhe promotor i BE-së si union i vlerave”.

Advertisement

The post Dimitrov-Klus: Sllovakia ndër mbështetësit më të zëshëm për anëtarësimin e RMV-së në BE appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy