Dimitrov: E përshëndesim vendimin e BE-së që të ndahen 70 milion euro për vaksina për Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përshëndet miratimin e sotëm të pakos prej 70 milion eurosh në kuadër të Instrumentit për Ndihmë Para-aderuese (IPA II) për financimin e qasjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor me vaksinat kundër COVID-19, të prokuruar nga vendet anëtare të BE-së nga ana e Komisionit Evropian.

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, thotë se BE-ja është miku më i rëndësishëm dhe më i afërt në të gjitha fazat e pandemisë.

“Përshëndesim vendimin që të sigurohen 70 milion euro për rajonin që të mbulohen harxhimet për vaksina për grupe prioritare si dhe pajisjen e duhur për tu kryer vaksinimi. Duke e pasur parasysh se vaksinimi në vendet anëtare filloi këtë fundjavë, do të pasojnë përpjekje të intensifikuara dhe koordinim i cili duhet të mundësojnë qasje të shpejtë deri tek vaksinat për Ballkanin Perëndimor si një hapërim i rëndësishëm drejt përfundimit të pandemisë”, tha Dimitrov.

Pakoja prej 70 milion eurosh do të paguhet në formë të granteve të cilët do të ndihmojnë të mbulohen harxhimet për vaksinim për grupet prioritare në rajon, si dhe për pajisjen e duhur për vaksinim.

Advertisement

Kjo do t’ju mundësoj vendeve të Ballkanit Perëndimor të blejnë vaksina nga Marrëveshjet për blerje paraprake të BE-së me gjashtë prodhues, ndërkaq vendet anëtare individuale të BE-së do të shpërndajnë pjesë nga dozat e tyre të ndara më parë.

The post Dimitrov: E përshëndesim vendimin e BE-së që të ndahen 70 milion euro për vaksina për Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy