Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov tha se pavarësisht se në cilën pozitë do të ndodhet pas zgjedhjeve, personalisht do të angazhohet dhe do të jetë zëri i qytetarëve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ai kërkoi votën e qytetarëve pasi siç tha nuk do të ketë shans të dytë.

“Në resorin tim e lash shpirtin. Atë mal të lartë e kaluam, arritëm qëllime prej dekadave, hymë në NATO dhe jemi afër nisjes së bisedimeve me BE-në.

Sot dua të ju premtoj personalisht, që të njëjtën energji që e kam investuar për malin e parë të lartë, do të angazhohem që në këtë shtet të ketë drejtësi. Të gjithë e kemi të qartë se cila është beteja e radhës, ajo është beteja kundër korrupsionit, krimit dhe nëntokës- deklaroi Nikolla Dimitrov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dimitrov: Do të angazhohem personalisht për drejtësinë appeared first on Telegrafi.