“Çështja e gjuhës është e brendshme dhe vetëm qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të diskutojnë për të”. Këtë e ka thënë zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, si kundërpërgjigje për pretendimet që i ka Bullgaria, me të cilat ka bllokuar procesin e integrimit, jo vetëm për Shkupin, por edhe për Shqipërinë.

Dimitrov duke komentuar bllokadën e fundit, tregoi për lodhjen e madhe që ka shkaktuar pritja për caktimin e datës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Ajo që të jep shtysë për të pritur është shpresa”, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë se Veriut, që shtoi se ajo shpresë po zbehet.

Pjesë e panelit të dytë së bashku me Dimitrovin, ishte edhe eurodeputetja Tanja Fajon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo tha se i vjen mirë që Sllovenia, vendi i saj, udhëheq presidencën e BE, por nënvizoi se pritshmëritë për të ecur më tej në procesin e zgjerimit janë të pakta, pavarësisht se Ballkani Perëndimor është në agjendën sllovene.

Më tej, drejtoi kritika të drejtpërdrejta ndaj BE-së, duke thënë se nuk është në gjendje të mirë, gjë e cila ka penguar procesin e zgjerimit.

The post Dimitrov: Çështja e gjuhës është e brendshme dhe askush nuk mund të diskutojë për të appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";