Është e nevojshme të dërgohet një mesazh i qartë për qytetarët se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e qartë, e parashikueshme dhe e arritshme dhe se BE është serioze kur bëhet fjalë për zgjerimin, porositi sot zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov në takimin me Andreas Shider, eurodeputetin dhe kryesues i Komitetit të Përzier Parlamentar BE- Maqedonia e Veriut.

Siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, në takim u theksua mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Parlamentit Evropian në politikën e Zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Zëvendëskryeministri Dimitrov iu referua Rezolutës së PE-së për Maqedoninë e Veriut që pasqyron reformat e arrira dhe proceset demokratike të vendit dhe përmban pozitë se çështjet bilaterale nuk duhet të bllokojnë procesin e aderimit.

Në këtë kontekst, Dimitrov theksoi se është e domosdoshme arritja e koncensusit për kornizën negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në për arsye të zbatimit të vendimit për fillimin e negociatave aderuese.

“I vlerësojmë përpjekjet e Parlamentit Evropian dhe përpjekjet e juaja personale për fillimin zyrtar të negociatave aderuese, proces që medoemos të rrjedhë në frymë evropiane, me respektim të vlerave evropiane si baza të procesit. Suksesi do të thotë se BE i realizon vendimet e veta dhe do të jep shtytje për vazhdimin e reformave dhe përforcimin e institucioneve demokratike, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në gjithë rajonin. Nevojitet të përcillet mesazhi deri tek qytetarët se perspektiva evropiane e vendeve të rajonit është i qartë, i parashikueshëm dhe i realizueshëm dhe se BE është serioz kur flet për zgjerim, respektivisht kompletimin e Evropës”, theksoi Dimitrov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëvendëskryetari Dimitrov theksoi angazhim të fuqishëm për përkushtimin e mëtejmë të reformave që janë pjesë e BE agjendës, jo vetëm për progresin e mëtutjeshëm në procesin euro-integrues, por para se gjithash për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve përmes përcjelljes së standardeve evropiane në vend.​

The post Dimitrov: BE të tregojë se është serioze kur bëhet fjalë për zgjerimin appeared first on Telegrafi.