Dimitrievski: Unë kamë vetëm një koalicion dhe ai është me qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski thotë se janë të turpshme akuzat e LSDM-së të cilët e akuzojnë atë se ka bërë pakt me të keqen.

“Si kandidat i pavarur kërkova mbështetjen nga të gjithë qytetarët. Kërkova mbështetje nga të gjitha partitë politike. Pres që mbështetjen t’ma japë edhe partia ime LSDM, RDM dhe PLD, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe të gjitha subjektet tjera shqiptare dhe maqedonase”, tha Dimitrievski.

Ai tha se ka vetëm një koalicion dhe ky koalicion është me qytetarët.

“Qytetarët më 17 tetor u deklaruan se kush e meriton besimin në Kumanovë. Gjatë këtyre ditëve kemi qenë dëshmitarë të presioneve, keqpërdorimeve, tentim për ryshfet të anëtarëve nga nisma jonë “Për Kumanovën tonë”. Kjo është e papranueshme”, tha Dimitrievski./Telegrafi/

Advertisement

The post Dimitrievski: Unë kamë vetëm një koalicion dhe ai është me qytetarët appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy