Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski për TV Telma u shpreh se nuk ka kontakt me ministrin Oliver Spasovskit, ndërsa sipas tij, ai është fajtori më i madh për gjendjen në parti.
“S’kam pasur kontakt gjatë kohë për shkak se mendoj se ai është fajtori më i madh për gjendjen në të cilën ndodhet LSDM-ja për momentin”, deklaroi Dimitrievski.
Sa i përket zgjedhjes së Kovaçevskit për kryetar të LSDM-së, Dimitrievski tha se secili njeri i cili vjen në pozitë duhet të ketë të paktën 100 ditë për të dëshmuar se çfarë din.
“Çështja kryesore është nëse dëshirojnë të bëjnë reforma thelbësore”, tha Dimitrievski i cili theksoi se është i gatshëm të bisedojë nëse dikush nga udhëheqësia e partisë do të japë përkrahje për qëndrimet që ka pasur ai./Telegrafi/
The post Dimitrievski: Spasovski është fajtori më i madh për gjendjen në LSDM appeared first on Telegrafi.