Kryetari i Komunës së Kumanovës dhe kryetar i Partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski tregoi edhe arsyet e bashkëpunimit me Hristijan Mickoskin. Dimitrievski tha se një nga arsyet është premtimi i Mickoskit për ndihmat për komunat.
“Kam biseduar me Mickoskin, i cili paralajmëroi ndihmë direkte për komunat. Dhe kjo është një nga arsyet e bashkëpunimit”, u shpreh Dimitrievski në “DailyClick”.
Dimitrievski poashtu deklaroi se BDI ka ushtruar presion ndaj LSDM-së gjatë mandatit të kaluar.
“Në koalicionin e kaluar BDI-ja ka bërë presion mbi LSDM-në dhe ne e shohim që e pranojnë, por kjo është punë e tyre. Jemi duke ndjekur dëshirat e qytetarëve, sepse edhe në vetë fushatën kam marrë kërkesa nga qytetarët që të sigurohet një shumicë stabile e bllokut maqedonas dhe të gjendet një partner i drejtë përfaqësues i partive etnike shqiptare, në këtë rast është VLEN”, tha Dimitrievski./Telegrafi/
The post Dimitrievski: Një nga arsyet për bashkëpunim me Mickoskin është premitimi se do të ndihmojë komunat appeared first on Telegrafi.