Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski kërkoi nga kryeministri Kovaçevski ta shkarkojë ministrin Bujar Osmani.
Ish-funksionari i LSDM-së, Maksim Dimitrievski vizitën e krerëve shtetërorë bullgarë në Manastir e vlerësoi si provokuese dhe ofenduese.
“Kërkoj nga kryeministri Kovaçevski që në mënyrë serioze ta hulumtojë çështjen me ministrin Osmani dhe të ndërmerr masa për shkarkimin e tij”, tha Dimitrievski duke shtuar se menjëherë Kovaçevski duhet të japë deklaratë ku dënohen veprimet e krerëve shtetërorë bullgarë.
Dimitrievski kërkoi nga kryeministri bullgar të kërkojë falje ndaj popullit maqedonas dhe të dënojë fashizmit, ndërsa shteti i Maqedonisë ka qenë gjithmonë në anën e vërtetë të historisisë./Telegrafi/
The post Dimitrievski: Kovaçevski duhet ta shkarkojë Bujar Osmanin appeared first on Telegrafi.