Hetim të kompletuar nga Sektori për kontroll të brendshëm të MPB-së sot kërkoi kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski për padinë penale të cilën policia e parashtroi ndaj tij për mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, e cila padi nga Prokuroria themelore publike është konfirmuar si e pabazë.
“Sot e shfrytëzova mundësinë time qytetare duke e pasur parasysh tërë atë që kalova lidhur me gjoja padinë penale për të cilën isha ngarkuar, në pajtim me nenin 206 nga Kodi penal të kërkoj nga MPB-ja dhe nga Sektori për kontroll të brendshëm hetim të kompletuar të rastit dhe si erdhëm tek situata të parashtrohet paraqitje penale e cila ishte konfirmuar nga ana e Prokurorisë themelore publike si e pabazë. Edhe atëherë besova edhe sot besoj në institucionet e sistemit dhe besoj se kjo lëndë do të rezultojë me epilog, sepse ky shtet duhet të ndërtojë kapacitete të cilat, pa dallim të presioneve politike, do të funksionojë dhe do të punojë paanshëm dhe në mënyrë mjaft profesionale”, theksoi Dimitrievski.
Sipas tij në MPB ka profesionistë të cilët mund ta përfundojnë këtë punë dhe se pret që në afat sa më të shkurtë MPB-ja dhe Sektori për kontroll të brendshëm ta konfirmojnë tërë gjendjen faktike të rastit dhe të dalin me kumtesë në të cilën do të definohen të gjitha shkeljet e mundshme lidhur me vetë procedurën se si është udhëhequr, në çfarë mënyre ka ardhur deri te padia penale.
Padia penale, sipas tij, është për shkak se ai gjatë kohës së që është dashur të jetë në izolim për shkak të testit pozitiv për Kovid-19, me vetëiniciativë ka dalë dhe është testuar në institucion privat, prej ku ndërkaq kanë dalë rezultate negative. Kryetari i komunës së Kumanovës tha se ai iu është përmbajtur të gjitha masave dhe rekomandimeve.
The post Dimitrievski kërkon hetim të brendshëm nga MPB-ja për kallëzimin penal ndaj tij appeared first on Telegrafi.