Kryetari i ZNAM, Maksim Dimitrievski, i cili ka fituar mandatin e deputetit, por është edhe kryetar i Komunës së Kumanovës, para fillimit të seancës së sotme konstituive të Kuvendit, tha se pesë deputetët e partisë së tij do të votojnë për Afrim Gashin, nëse propozohet për kryetar të Kuvendit.

Dimitrievski i uroi suksese përbërjes së re parlamentare.

“ZNAM pret shumë nga kjo përbërje parlamentare. Besoj se si partner potencial në qeverinë e ardhshme do të japim kontributin tonë me veprimin tonë politik sepse tashmë seriozisht po diskutojmë për zbatimin e një pjese të objektivave tona programore në programin e ardhshëm të qeverisë dhe përbërjen e qeverisë”, tha Dimitrievski.

Dimitrievski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me bisedimet për qeverinë e re, tha se ende nuk janë marrë vesh për zgjidhjen e resorëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për ne ndarja e pushtetit dhe pozitat ministrore janë dytësore, gjithçka që kemi premtuar në periudhën parazgjedhore është në planin e duhur”, tha Dimitrievski./Telegrafi/

The post Dimitrievski: Do ta mbështesim Gashin për kryetar të Kuvendit appeared first on Telegrafi.