Dimitrieska-Koçoska: Qeveria nuk ua paguan interesin kompanive, pikësynimi është që kompanitë të marrin kredi më të lira se ato që ofrojnë aktualisht bankat afariste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Komunikimi me bankat vazhdon. Pritet që ato të prononcohen për normën e interesit dhe mundësinë e tyre që ajo të jetë në nivel më të ulët se 3.25%, si dhe të përcaktojnë disa finesa në lidhje me kriteret”. Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e ftuar në TV Sitel, me ç’rast theksoi se nuk ka pasur asnjë problem gjatë bisedimeve me sektorin bankar dhe se ajo që nuk mund të dakordoheshin ishte afati i shlyerjes, por u gjet një zgjidhje e përbashkët.

“Në një farë mënyrë, me sektorin bankar, nuk mundemi të dakordohemi për afatin e shlyerjes, sepse secila bankë ka procedurat e saja të brendshme për marrjen e vendimeve ku varet fakti nëse bëhet fjalë për pajisje apo për objekte ndërtimore. Pikësynimi ishte të arrinim marrëveshje të përbashkët, ku do të përcaktonim se cilat do të ishin afatet, përkatësisht t’i pranojnë kushtet e njëjta me të cilat ne e morëm huanë, ku parashihet periudhë grejs prej 3 vjetësh dhe afat të shlyerjes prej 12 vjetësh. Në këtë mënyrë evitojmë situatën e largimit të klientëve nga një bankë në një bankë tjetër”.

“Edhe ne, lidhur me këtë pjesë diskutuam. Në pjesën e interesit, Qeveria mbetet në qëndrimin nëse mund të gjendet mënyrë dhe të dakordohet me bankat në një farë mënyrë që dhe ato të kenë përgjegjësi shoqërore, me qëllim të nxitjes së investimeve më të mëdha”, tha Dimitrieka-Koçoska.

Ajo gjithashtu theksoi se ky ka qenë i kryeministrit dhe në këtë drejtim ka kërkuar që edhe bankat ta subvencionojnë pjesërisht interesin.

Advertisement

The post Dimitrieska-Koçoska: Qeveria nuk ua paguan interesin kompanive, pikësynimi është që kompanitë të marrin kredi më të lira se ato që ofrojnë aktualisht bankat afariste appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy