Nënkryetarja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Dimitrieska-Koçoska, akuzon se njoftimet për huamarrje të re të qeverisë do ta gjunjëzojnë Maqedoninë.

Sipas saj, vetëm për dy vite Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së e kanë borxh shtetin me 1,6 miliardë euro, ndërsa me borxhin e ri më të madh të këtij viti që është planifikuar me ribalancimin e buxhetit, borxhi i ri për vetëm tre vjet do të jetë 2,3. miliardë euro dhe do të arrijë një kulm historik prej 7.9 miliardë eurosh.

Sipas Dimitrieska-Kocoska, me këtë ritëm, totali i huamarrjes së Qeverisë për një periudhë 6-vjeçare e ka tejkaluar huamarrjen 10-vjeçare të qeverisë së mëparshme të VMRO-DPMNE-së – 3.2 miliardë euro në 6 vjet, krahasuar me 2.9 miliardë euro për 10 vjet.

“Por pse hynë në borxhe? Në vitin 2020 ata morën hua për të ndihmuar vendin në kushtet e krizës shëndetësore dhe ekonomike. A patën sukses? Jo.. Ne qëndruam shumë keq sa i përket luftimit të pandemisë në mbarë botën dhe jemi më akoma më keq në rritjen e ekonomisë. Pavarësisht borxhit të lartë, ajo nuk arriti të stabilizonte ekonominë në vitin 2020, me rënien më të thellë që nga pavarësia në 6.1%, një rënie që ishte dy herë më e lartë se konflikti i brendshëm i vitit 2001 dhe më e thella në rajon. Në vitin 2021 kemi pasur rritje ekonomike prej vetëm 4%, që është arritja më e dobët në rajon. Nuk kemi pasur asnjë investim kapital”, thotë Dimitrieska-Kocoska./alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dimitrieska-Koçoska: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së mbi 2.3 miliardë euro i ka borxh qytetarëve për tre vjet appeared first on Telegrafi.