Dimitrieska-Koçoska: Maqedonia mund të përfitojë nga situata aktuale doganore dhe të fillojë të eksportojë drejtpërdrejt në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Financave e RMV-së, Gordana Dimitrieska-Koçoska pret që tema e tarifave amerikane të diskutohet në takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington javën e ardhshme.

Ajo beson se vendi nuk ka ndonjë efekt të madh negativ nga ky vendim i SHBA-së, por është prekur në mënyrë indirekte, përmes shkëmbimit me BE-në.

Sipas Dimitrieska-Koçoska, duke pasur parasysh komunikimin e mirë të kryeministrit Hristijan Mickoski me personalitete të larta nga Uashingtoni, vendi mund ta shohë situatën aktuale si një mundësi dhe të fillojë të eksportojë drejtpërdrejt në SHBA.

“Pres të kemi takime në Departamentin e Thesarit të SHBA-së ku do të përpiqemi të diskutojmë dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë si ndryshim i drejtpërdrejtë, por të njëjtën gjë e kam thënë disa herë, nuk kemi ndonjë efekt apo implikim të madh negativ nga shkëmbimi i drejtpërdrejtë me SHBA-në@, tha Ministrja, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarve në një manifestim me rastin e @Ditës së Drejtorisë Doganore.

Advertisement

Ajo shtoi se në forumin ekonomik në Greqi, ku mori pjesë dy ditë më parë, pothuajse të gjitha panelet diskutuan për zhvillimet në SHBA./Telegrafi/

 

The post Dimitrieska-Koçoska: Maqedonia mund të përfitojë nga situata aktuale doganore dhe të fillojë të eksportojë drejtpërdrejt në SHBA appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy