Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, njofton se ministria ka transferuar transhenë e parë prej 10.4 milionë eurove të mjeteve të destinuara për përkrahjen e kompanive vendore nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore.

Ajo njofton se transferimi është realizuar me kërkesë të Bankës Zhvillimore për tërheqjen e mjeteve dhe pas miratimit të projekteve nga bankat afariste.

Në buxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 250 milionë euro mjete për përkrahjen e kompanive vendase, të cilat do ta stimulojnë zbatimin e një cikli të ri investimesh në sektorin privat, i cili do të ndikojë në stimulimin e aktivitetit ekonomik.

“Presim që kompanitë t’i identifikojnë kushtet e favorshme që kemi siguruar me këtë linjë kreditore dhe mjetet e planifikuara të shfrytëzohen plotësisht. Ky do të jetë stimulim i fuqishëm për ekonominë vendase dhe përkrahje, veçanërisht duke pasur parasysh kushtet më pak të favorshme në suaza globale”, ka shkruar ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në profilin e saj në Facebook.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo shton se Ministria e Financave dhe Qeveria vijojnë të jenë partnerë të përkushtuar ndaj sektorit të biznesit./Telegrafi/

The post Dimitrieska-Koçoska: Është paguar transheja e parë prej 10.4 milionë eurove për përkrahjen e kompanive vendase appeared first on Telegrafi.