Mbrëmë në orë dy pas mesnate, është djegur vetura e komandantit në kujdestari të burgut “Idrizovë”, njofton “Telma”.

Djegia ka ndodhur në parkingun e burgut. Kjo pason dy ditë pasi u zhvillua një aksion i koordinuar dhe u kryen kontrolle në 25 qeli, ku u sekuestruan drogë, armë të ftohta, telefona dhe para. Nëse ka ndonjë lidhje dhe nëse të prekurit hakmerren për aksionin, nga MPB-ja nuk komentojnë derisa hetimi të përcaktojë se kush qëndron pas zjarrit. Ata konfirmuan se në parkingun e burgut është djegur një veturë e një të punësuari që mbeti i plagosur gjatë fikjes së zjarrit.

“Me datë 16.06.2022 në ora 01.50 në Shkup është raportuar se në burgun e “Idrizovës” në parkingun prapa objektit administrativ, është djegur vetura “Fiat Punto” me targa të Shkupit, në pronësi të një punonjësi të burgut. Zjarri është lokalizuar nga njësitë zjarrfikëse, ndërsa pronari ka mbetur i lënduar gjatë shuarjes së zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

The post Digjet vetura e komandantit kujdestar të burgut të “Idrizovës” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";