
Dje në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën Çellopek-Tetovë ka marrë flakë një veturë.
“Tridhjetë e tetë vjeçari D.B. nga Radiovca e Tetovës, dje (04-korrik) rreth orës 16:30 në SPB-Tetovë
ka raportuar se duke lëvizur në rrugën në Çelopek të Tetovës, automjeti i tij zyrtarë “Ford Focus” me targa të Tetovës të cilin e ka drejtuar ka marrë flakë.
Nuk ka të lënduar, ndërsa me ndërhyrjen e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve-Tetovë zjarri është shuar plotësisht. Inspektimin e ka kryer ekipi i SPB-Tetovë”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.
The post Digjet një veturë në rrugën Çellopek-Tetovë appeared first on Telegrafi.
Advertisement