
Sot më 10.04.2025 në ora 09:50 ka shpërthyer zjarr në afërsi të Qendrës Klinike në Shkup.
SPB Shkup njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vladimir Nazor”, kur ka qenë në lëvizje automjeti tip “Citroen Kosra” me targa të Shkupit, i drejtuar nga shoferi M.G. nga Shkupi.
Zjarri, i cili përfshiu edhe një automjet “Fiat Punto” si dhe fasadën e një ndërtese aty pranë, shkaktoi mbingarkesë të konsiderueshme në zonë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Ekipet e Brigadës së Zjarrfikëses së Shkupit kanë reaguar menjëherë dhe kanë shuar zjarrin, duke parandaluar një fatkeqësi më të gjerë.
“Të gjitha incidentet janë zbardhur pa pasoja për jetë njerëzish”, thonë nga MPB. Situata është nën kontroll, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./Telegrafi/
The post Digjet një veturë në afërsi të Qendrës Klinike Shkup, nuk ka persona të lënduar appeared first on Telegrafi.