Komandanti i Brigadës Zjarrfikëse të Tetovës, Avni Ameti, njofton se sot në fshatin Rogle të Komunës së Zhelinës është djegur një shtëpi, ndërsa nga tymi i zjarrit ka ndërruar jetë një person.

Ameti njofton se zjarri është lokalizuar dhe po shuhet tërësisht.

“Gjatë ditës së sotme patëm një thirrje për një zjarr në një shtëpi në fshatin Rogle, Komuna e Zhelinës. Menjëherë jemi nisur me 3 automjete kundër zjarrit dhe 8 zjarrfikës”.

“Me të arritur në vendin e ngjarjes, banorët na treguan se ka një njeri në moshë brenda shtëpisë dhe ne menjëherë kemi filluar me shuarje të zjarrit dhe kemi hyrë brenda shtëpisë, ku fatkeqësisht personi në fjalë kishte humbur jetën nga tymi. Zjarri është lokalizuar dhe ngadalë edhe po likuidohet tërësisht. Ngushëllime të përzemërta familjarëve të viktimës”, ka shkruar Ameti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Digjet një shtëpi në Rogle të Zhelinës, humb jetën një person appeared first on Telegrafi.