Një i moshuar është gjetur i pajetë në një shtëpi të djegur në Kërçovë, njofton MPB.
Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Me datë 09.12.2023 në ora 04:45 në Drejtorinë e Policisë Kërçovë është raportuar se në një shtëpi në Kërçovë në pronësi të T.J.(79) nga Kërçova ka shpërthyer zjarri.
Gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve, sipas policisë, pronari i shtëpisë ka gjetur vdekjen.
Advertisement
Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës, ndërsa ekipi inspektues nga DPB Kërçovë ka kryer hetime./Telegrafi/
The post Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar appeared first on Telegrafi.