![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/north-macedonia-map.gif)
MPB njofton se në Butel të Shkupit disa persona kanë shkaktuar zjarr në një objekt afarist.
“Më datë 05.02.2025 në ora 06.24 në SPB Shkup është lajmëruar se disa persona me forcë dhe mjete kanë hyrë në një objekt afarist në Butel dhe pasi kanë marrë disa sende kanë shkaktuar zjarr në objekt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Një ekip i Zjarrfikësve të Shkupit ka shuar zjarrin, ndërsa nuk ka persona të lënduar”, njofton MPB.
Një ekip inspektues nga SPB Shkup ka kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Advertisement
The post Digjet një objekt në Butel të Shkupit appeared first on Telegrafi.