Mbrëmë vonë, rreth orës 02:00, është raportuar se është thyer një objekt hotelerie në Prilep, i cili ndodhej në rrugën “Arqipeshkvi Dositej” është hyr me forcë brenda të objektit dhe është shkaktuar zjarr.

Nga zjarri janë dëmtuar muret dhe një pjesë e inventarit.

Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Prilep.

“Është kryer kontroll, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga Policia e Prilepit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Digjet një objekt hotelierik në Prilep appeared first on Telegrafi.