Një veturë në lëvizje mori flakë dje rreth orës 10:35 të mëngjesit në rrugën “Boris Kidriç” në zonën e “Star Lopushnik” në Kërçovë.
Vetura drejtohej nga E.M (63) nga Kërçova.
“Vlerësimet tona thonë se ky zjarr ka shkaktuar dëme materiale prej rreth 20,000 denarë, dhe shumën reale të dëmit do ta konfirmojë kompania e sigurimeve ku automjeti është i siguruar”, tha komandanti i zjarrfikësve në Kërçovë, Goran Sokoleski.
Ai shtoi se Brigada zjarrfikëse Kërçovë ndërhyri me një automjet dhe lokalizoi plotësisht zjarrin.
Advertisement
Foto: Arkiv
The post Digjet një makinë në lëvizje në Kërçovë appeared first on Telegrafi.