Një person e ka humbur jetën në një zjarr, i cili shpërtheu në një banesë në rrugën “Isaija Mazhovski” në lagjen Hrom të Shkupit.

Nga Bdigada Zjarrfikëse e Shkupit për AIM thonë se denoncimin për zjarrin e kanë marrë në ora 09:35 ditën e sotme.

“Kemi intervenuar me tre makina zjarrfikëse, ndërsa zjarri ishte në katin e katërt të një ndërtese pesëkatëshe. Kemi gjetur banesën e djegur plotësisht, ndërsa tymi dilte nga dritaret”, tha Zvonko Tomeski.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa nuk raportohet për persona tjerë të lënduar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Digjet një banesë në Shkup, gjendet i vdekur një person appeared first on Telegrafi.